Telegrafi

Oscar beson: Jemi gati për të fituar trofe

Mesfushori brazilian i Chelseat, Oscar po përgatitet për stinorin e ri në Ligën Premier.

Edicioni i kaluar ishte katastrofal për Chelsean që nuk arriti të fitoi trofe por dështoi edhe të zë një vend për garat evropiane.

Braziliani Oscar ka thënë se për këtë edicion janë gati të fitojnë trofe ndërsa e ka cilësuar të kaluarin si stinor të problemeve.

“Ne po e provojmë çdo ditë në stërvitje. Në sezonin e kaluar, ne patëm plot probleme. Vuajtëm edhe shumë dëmtime dhe nuk luajtëm dot për tituj”.

Lexo po ashtu Guardiola e shëtit me taxi tifozin e vogël, por ai ka një kërkesë vështirë të realizueshme (Foto/Video)

“Ne gjithnjë jemi mësuar duke luajtur për tituj, por sezonin e kaluar nuk fituam asgjë. Është e vështirë ta shpjegosh, por tani secili prej nesh është i freskët për sezonin e ri”, deklaroi braziliani, duke treguar edhe sistemin e lojës nga Conte.

“Jemi duke u përpiqur të luajmë me sistemin 4-2-4, jemi duke u mësuar me këtë”, përfundoi Oscar. /Telegrafi/