Në raportin periodik të tij, për periudhën 31 mars – 19 prill, OSBE/ODIHR-i, shkruan se klima politike është përkeqësuar pas vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Raporti përmend se edhe KSHZ-ja është duke punuar në atmosferë të tensionuar politike, duke përfshirë edhe refuzimin e kryetarit të KSHZ-së dhe anëtarëve të opozitës për ta votuar vlerësimin pozitiv për listën zgjedhore dhe të qenit të gatshëm për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
OSBE/ODIHR-i nuk e ka lënë anash trysninë ndaj mediumeve, por edhe deklaratat e disa partive të minoritarëve, të cilat kanë deklaruar se nuk ka kushte për zgjedhje të besueshme dhe se për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit./Telegrafi/