Telegrafi

OSBE/ODIHR: Ka presione ndaj administratës

Misioni i OSBE/ODIHR-Maqedoni, në raportin e fundit të saj, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor ka theksuar se pa marrë parasysh se fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht më 21 nëntor, dhe duhet të mbaroj 24 orë para ditës së zgjedhjeve, pjesa më e madhe e partive politike janë mobilizuar me votuesit e tyre edhe para kësaj periudhe, përmes organizimit të ngjarjeve dhe vendosjen e shtabeve zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OSBE/ODIHR gjithashtu deklaron se janë njoftuar për të gjitha presionet ndaj punonjësve të administratës publike që të mbështesin një parti të caktuar politike.

Lidhur me mediumet, në raport nënvizohet një shqetësim për vet- censurën e madje që del nga presioni i madh politik ndaj mediumeve si dhe raste për provokimin e sulmeve ndaj gazetarëve, në veçanti nga nëpunës qeveritar.

Nga OSBE/ODIHR, thuhet, se zgjedhjet do t’i vëzhgojnë vëzhgues të huaj dhe vendorë. /Telegrafi/