Misioni i OSBE/ODIHR në Maqedoni mbrëmë tha se për këto zgjedhje nuk ka pasur informacione për probleme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga OSBE/ODIHR gjithashtu kanë njoftuar se rezultatet e para për problemet eventuale do t’i shpallin gjatë ditës së sotme ku edhe do të analizojnë të gjithë ankesat dhe paraqitjet e mundshme edhe pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i vëzhguesve të këtij misioni në Maqedoni, Roberto Bateli.
OSBE/ODIHR ka pasur gjithsejt 250 vëzhgues. /Telegrafi/