Misioni i OSBE-së gjatë muajit maj do të organizojë katër panaire punësimi për komunitetet e ndjeshme në Kosovë.
Sipas një njoftimi panaire do të mbahen në Prizren më 2 maj, Fushë Kosovë më 11 maj, Ferizaj më 14 maj dhe Gjakovë më 15 maj.
Ndërsa, sot në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut është mbajtur panairi, ku mblodhi rreth 70 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kishte për qëllim rritjen e mundësive të punësimit për ta.
Përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe pushtetit lokal, qendrës rajonale të punësimit, bizneseve dhe OJQ-ve ishin të pranishëm në këtë panair me standet e tyre, duke prezantuar mundësi punësimi dhe duke ofruar trajnime e aftësim për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.
“Krahasuar me komunitetet e tjera, shkalla e papunësisë në radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është më e larta në Kosovë”, tha Nikola Petrovski nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. /KP/Telegrafi/