Kryeministri Zoran Zaev sot priti Komisionerin e lartë të OSBE-së për Minoritetet, Lamberto Zannier. Siç njoftojnë nga shtypi qeveritar, ata diskutuan zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilën u mbyllë kornizën ligjore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa Zaev theksoi se marrëveshja hyri në preambulën e Kushtetutës si legjislacion që rregullon përdorimin e gjuhëve e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zaev gjithashtu informoi për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin, si një dokument strategjik mbi çështjet e multikulturalizmit dhe komunikimeve ndërkulturore, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, të cilat u theksuan në raportin e fundit të Komisionit Evropian të vitit 2018 .
Vëmendje e veçantë, tha Kryeministri Zaev në takim, në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet zhvillimit të konceptit të arsimit të integruar, për të cilin vendi ynë merr përkrahje jashtëzakonisht të rëndësishme nga OSBE, siç ishte rasti në procesin e miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi , i cili u përgatit me ndihmën e ekspertëve nga OSBE dhe BE./Telegrafi/