Site icon Telegrafi

OSBE-ja: Zgjedhjet në Maqedoni ishin të mira

Misioni i OSBE-së në Maqedoni ka bërë publik vlerësimin për procesin zgjedhor të djeshëm. Sipas tyre, zgjedhjet ishin kryesisht të mira, kurse institucionet duhet të merren me vërejtjet ndaj procesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vlerësimin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë theksoset se qytetarët e kuptuan rëndësinë dhe rolin e zgjedhjeve, kurse politikanët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për ta zgjidhur krizën politike.

Ata presin që qeveria e re të zbatojë reforma në institucione dhe të vazhdojë me përmirësimin e parregullsive në Listën zgjedhore, ku janë hasur mangësi.

Sipas vlerësimit, KSHZ-ja nuk arriti që t’i respektojë të gjitha afatet dhe t’i zbatojë të gjitha ndryshimet, që ka sjellë në regjistrimin e rasteve të personave që nuk janë gjendur në listën zgjedhore.

Kërcënimet, trysnitë ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve publike janë pjesë e këtij raporti, duke kërkuar që këto gjëra duhet të çrrënjosen sepse janë të pa pranueshme.

Vlerësimi thotë se qeveria e re duhet të vazhdojë të punojë në reformat në media të pavarura dhe gjyqësi të pavarur, si edhe të ndarjes së qendrave të pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version