Telegrafi

OSBE: Deri tani nuk kemi informacione për probleme, vlerësimi i përgjithshëm do të bëhet nesër

Azaj Gulijev, sot ka vizituar një vendvotim në njësinë zgjedhore numër 5, në gjimnazin “Josip Broz Tito”, prej ku edhe deklaroi se nuk ka probleme në procesin zgjedhor, dhe se vlerësimi i përgjithshëm nga ana e OSBE-së do të bëhet nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresojmë që sot të jetë një ditë e qetë dhe pa probleme, për shkak se për Maqedoninë këto zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për të dalur nga kriza e cila po zgjat tanimë dy vite”, deklaroi Azaj Gulijev, shefi i delegacionit të vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Ai tha se vlerësimi i përgjithshëm për procesin zgjedhorë do të bëhet gjatë ditës së nesërme, ku edhe do të shikohen gjitha vërejtjet./Telegrafi/