Site icon Telegrafi

Ortiz para deulit me Wilderin: Nuk më shqetëson fakti se jam jofavorit, unë do jem kampioni

Ortiz duke folur për meda para meçit ndaj Wilder (Foto: boxingscene.com)

Pak kush beson te Luis Ortiz para meçit ndaj Deontay Wilder për titullin e WBC-së për pesha të rënda.

Por, boksieri i kubanez është i vetëdijshëm për këtë dhe kjo gjë nuk e shqetëson fare.

Disa detaje që duhet të dini për boksierët para meçit

38-vjeçari beson te fitorja dhe është i motivuar nga fakti se kjo nuk do ishte arritje histori vetëm për atë, por për gjithë Kubën.

“Jam gati për meçin. Nuk jam aspak i shqetësuar se jam jofavorit. Do të triumfoj ndaj Wilderit”.

I buzëqeshur para meçit, por a do vazhdojë ta ketë Orzit pas meçit atë buzëqeshje? Mbetet të shihet (Foto: boxingscene.com)

“Jam këtu për titullin tim të botës. Jam këtu të fitoj titullin kampionë të botës për pesha të rënda. Të fitoj rripin është gjëja e vetme në mendjen time”.

“Do të jetë diçka e madhe për mua dhe boksin Kuban ta fitoj këtë meç dhe kjo më bën të lumtur”.

Wilder dhe Ortiz përball njëri-tjetërit gjatë konferencës për media (Foto: boxingscene.com)

“Unë jam kampioni dhe të shtunën mbrëma (në orët e para të së dielës me kohën tonë) do t’ua tregojë të gjithëve pse”, ka thënë Ortiz në konferencën për media.

Lexo po ashtu Wilder para meçit me Ortiz: Nuk brengosem, askush nuk mund të më mundë - Jam më i miri në botë

Ndeshja mes dyshes prite të fillojë rreth orës 04:30. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=A9u3bhtxSo8

Exit mobile version