Telegrafi

Ortiz: Nuk e kam parë familjen me muaj dhe kjo është më e rëndë se çfarëdo goditje nga Wilder

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Për të dytë herë në karrierë, Luis Ortiz do të përpiqet ta mposhtë Deontay Wilderin, në përpjekje që t’ia rrëmbejë titullin WBC dhe të bëhet kampioni i parë nga Kuba në peshat e rënda.

Ai dështoi ta bënte herën e parë në Brooklyn, ku e regjistroi edhe humbjen e parë në karrierë, ndërsa është duke u përgatitur maksimalisht që këtë ta bëjë në rimeçin që zhvillohet në Las Vegas, saqë nuk ka pasur kohë të qëndrojë as me familjen e tij.

“Kur i sheh videot e Wilder në internet, padyshim që ka gjëra që ai i bën më mirë tash. Mirëpo, akoma nuk e ka përvojën që t’i bartë ato nga stërvitjet në meç. Ai duhet të ketë një plan B dhe C, ndërsa nëse nuk e ka, do të jetë gabim. Unë kam nga një plan për gjithçka”.

“Jam shumë krenar që jam kubanez dhe kam qëndruar pranë disa prej boksierëve më të mirë kubanezë të të gjitha kohërave. Do të jetë gëzim i madh kur të bëhem kampioni i parë në kategorinë e rëndë nga Kuba”.

 

“Nuk do të isha këtu në Las Vegas po të mos isha serioz për të luftuar për gjithçka në këtë meç. Do të kisha qëndruar në shtëpi në Miami. Nuk e kam parë familjen qe disa muaj dhe kjo është më e rëndë se çfarëdo goditje nga Deontay Wilder”.

Lexo po ashtu Deontay Wilder rrëfen momentin e vështirë në duelin e parë kur për pak sa nuk u nokautua nga Luis Ortiz

“Ky duke nuk është personal ndaj Wilder, por është personal, sepse dua ta fshij humbjen dhe ta heq atë gjemb nga vetja. Motivimi im është vetëm për këtë përballje. Nuk mendoj për asnjë boskier tjetër të peshave të rënda”.

“Jam në formë për t’i zhvilluar 15 raunde dhe ai (Wilder) do të ketë punë me mua në secilin raund”, ka deklaruar Ortiz. /Telegrafi/