Një ortek vdekjeprurës i rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në Fartindola, Pescara ka shkaktuar shumë viktima.
Reparti alpin i Guardia di Financa ka mbërritur mëngjesin e sotëm në zonën ku ka rënë orteku, e ku dyshohet se mund të jenë 30 viktima, shkruajnë mediat shqiptare.
“Orteku është gjigant, me dimensione shumë të mëdha”, ka thënë për AdnKronos një prej zjarrfikësve që ndodhet në vendin e ngjarjes.
Hoteli ndodhet në Parkun Kombëtar “Guri i Madh” në një lartësi prej 1200 metrash mbi nivelin e detit.