Telegrafi

Ortek në rrugën për Rugovë, nuk ka viktima, as të lënduar

Në kilometrin e pestë të Rrugës Pejë-Rugovë, saktësisht mbi tunelin e dytë të kësaj rruge, sot ka rënë një ortek që për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima e as të lënduar.

Megjithatë, orteku ka shkaktuar bllokim të rrugës që çon drejt destinacionit turistik të Kosovës, si dhe kolona të gjata makinash.

Një kompani e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka hapur rrugën, pasi Komuna e Pejës ende nuk ka ndonjë operator të kontraktuar për mirëmbajtje rrugësh.

Rruga është zhbllokuar pas dy orësh, ndërsa nëpër të nuk pati mundësi qarkullimi prej orës 12:00 deri në 14:00. /kallxo.com/