Mediat raportojnë se Juventusi do ta kompletojë marrëveshjen për transferimin e Riccardo Orsolinit nga Ascoli.
Zonja e Vjetër duhet të paguajë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa në marrëveshje do të përfshihen edhe lojtarë.
Anësori është lidhur me një kalim te Milani, mirëpo në javët e fundit Bianconerët janë bërë destinacioni më i mundshëm.
SportMediaset raporton se marrëveshja është pranë kompletimit, ndërsa përveç parave do të ketë edhe shkëmbim të një apo dy lojtarëve.
19-vjeçari konsiderohet si një prej talentëve më shpresëdhënës në futbollin italian për pozitën ku luan. /Telegrafi/