Site icon Telegrafi

Orsato po cilësohet si gjyqtari më i dobët i këtij sezoni në Serie A, sidomos për ndeshjen Milan-Atalanta

Gjyqtari i njohur italian, Daniele Orsato

Daniele Orsato është kritikuar shumë për punën e tij në fitoren 2-0 të Milanit ndaj Atalantës dje.

Corriere dello Sport detajon se si gjyqtari 46-vjeçar italian, i cili shpesh lavdërohet si një nga zyrtarët më të mirë në ligë, pati një mbrëmje katastrofike dje në Stadio Giuseppe Meazza, duke mos akorduar një sërë faullesh të qarta gjatë gjithë ndeshjes.

Një nga vendimet e humbura më të mëdha erdhi në minutën e 56-të, në rindërtimin e golit të parë të kuqezinjve; Pierre Kalulu në dukje faulloi Matteo Pessina në mënyrë që të rimarrë topin, por Orsato nuk e ndaloi atë.

Lexo po ashtu Milan – Inter: Çfarë u nevojitet për të fituar Scudetton

Një tjetër moment i diskutueshëm është kontakti mes Berat Gjimshitit dhe Olivier Giroud, i cili gjithashtu nuk u cilësua si faull.

Gjithashtu loja nuk u lejua të rrjedhë dhe u regjistruan 22 faulle, duke i bërë vendimet e anuluara edhe më të çuditshme.

Tema e gjykimit të dobët është ndezur gjithnjë e më shumë këtë sezon dhe ndeshjet si të djeshmet vetëm sa të zemërojnë më tej tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version