Telegrafi

Orsato, gjykon ndeshjen Inter – Juventus

FLORENCE, ITALY - APRIL 15: Daniele Orsato referee gestures during the serie A match between ACF Fiorentina and Spal at Stadio Artemio Franchi on April 15, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Daniele Orsato është gjyqtari që do ta drejtojë njërin prej derbive më të mëdha në Evropë, Inter – Juventus.

Dy klubet e mëdha italiane do të takohen të sghtunënë në një ndeshjeve vendimtare për të dyja skuadrat.

Juventusi lider kërkon ta mbajë vendin e parë, ndërsa Nerazzurrët janë një pikë larg vendit të katërt që dërgon në Evropë.

Mario Mandzukic dhe Danilo D’ambrosio. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juve kërkon që ta shtojë epërsinë, pasi Napoli luan si mysafirë i Fiorentinës.

Sot janë zgjedhur gjyqtarët për këtë javë dhe Orsato do të jetë në ‘Derby d’Italia’.

Daniele Orsato, ndër më të mirët në Serie A . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Për asistent do t’i ketë Riccardo Di Fiore dhe Lorenzo Manganelli, me Paolo Tagliavento si i katërti dhe Paolo Valeri në VAR.

Paolo Mazzoleni do ta drejtojë ndeshjen Fiorentina-Napoli, ndërsa Massimiliano Irrati atë të Lazios ndaj Torinos. /Telegrafi/