Daniele Orsato është gjyqtari që do ta drejtojë njërin prej derbive më të mëdha në Evropë, Inter – Juventus.
Dy klubet e mëdha italiane do të takohen të sghtunënë në një ndeshjeve vendimtare për të dyja skuadrat.
Juventusi lider kërkon ta mbajë vendin e parë, ndërsa Nerazzurrët janë një pikë larg vendit të katërt që dërgon në Evropë.
Juve kërkon që ta shtojë epërsinë, pasi Napoli luan si mysafirë i Fiorentinës.
Sot janë zgjedhur gjyqtarët për këtë javë dhe Orsato do të jetë në ‘Derby d’Italia’.
Për asistent do t’i ketë Riccardo Di Fiore dhe Lorenzo Manganelli, me Paolo Tagliavento si i katërti dhe Paolo Valeri në VAR.
Paolo Mazzoleni do ta drejtojë ndeshjen Fiorentina-Napoli, ndërsa Massimiliano Irrati atë të Lazios ndaj Torinos. /Telegrafi/