Site icon Telegrafi

Orlando pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Në Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifi ishte jo legjitime.

Orlando ka thënë se në Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti, në Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme. Ndërkohë Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me luftimin e Covid-it. Ky ishte mesazhi im për Ministrin Armend Zemaj, sot”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version