I fejuari i Katy Perry, aktori Orlando Bloom, nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares, pasi ajo u shpreh se nuk mund të merrte frymë.
Katy , 36 vjeç, kishte një mosfunksionim të gardërobës gjatë ngjarjes Variety’s “Power of Women”, shkruan The Sun.
Një video nga një dëshmitar kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon, 44 vjeç.
Me flokët në stil topuz të vogël, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit.
Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu fustanin në shpinën e saj.
Katy njoftoi në mikrofon: “Tani mund të marr frymë!”, pas daljes në skenë.
Ai nxitoi përsëri në vendin e tij ndërsa ylli i popit e quajti heroi i saj.
Ylli i filmit gjithashtu ndau fotografi nga ngjarja prestigjioze në Instagram.
“Ishte një privilegj të festoja fuqinë e grave mbrëmë”, shkroi aktori në postim.
Katy dhe Orlando janë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Daisy Dove.
Orlando gjithashtu ka një djal 10-vjeçar, Flynn me ish-gruan, Miranda Kerr. /Telegrafi/