Oriola Marashi është një prej bukurosheve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në kohët e fundit.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale përmes publikimit të fotografive që vënë në pah sensualitetin e saj.
Gjatë të dielës, Oriola e ka postuar një fotografi në Instagram, e cila nuk e lë askënd të qetë.
Pjesërisht e zhveshur në pjesën e sipërme duke e mbuluar gjoksin me flokë, ajo e ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.
Kjo fotografi është realizuar në kuadër të fotosesionit për dizajnerin turke, Tarik Ediz.
“Duke u përgatitur. Dita e dytë e setit fotografit për fushatën e Tarik Ediz”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.
Oriola i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera në InstaStory dhe shfaqet shumë atraktive. /Telegrafi/