Sa herë që publikon fotografi në Instagram, Oriola Marashi arrin të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët i presin me kërshëri imazhet e reja.
Modelja shqiptare kujdeset që të vë në plan të parë figurën e saj trupore, për të cilën është e njohur dhe pëlqehet shumë.
Pos publikimit të fotografive nga setet e ndryshme, Oriola poston edhe imazhe nga përditshmëria e saj apo vendet e ndryshme që zgjedh t’i vizitojë.
Kësaj radhe, modelja që po ndërton edhe famë ndërkombëtare, i ka sjellë disa poza nga Turqi dhe duket për mrekulli.
“E humbur në Stamboll”, është përshkrimi i fotografive që i ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/