Telegrafi

Oriola shijon pushimet në Shqipëri, ndan në rrjetet sociale imazhe atraktive

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Modelja, e cila së fundmi është bërë pjesë e brendit botëror “Guess”, Oriola Marashi, nuk i harron rrënjët e saj. 

Lexo po ashtu Oriola Marashi bëhet pjesë e brendit botëror "Guess": E kam ëndërruar këtë moment

Ajo edhe pse qe një kohë ishte jashtë trojeve shqiptare, tashmë është kthyer sërish për pushime në Shqipëri.

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa, Marashi është mjaft aktive dhe publikon imazhe të llojllojshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi derisa po shijon pushimet në një nga bregdetet shqiptare, kurse në tjetrën shfaqet tejet joshëse në imazhin nga pasqyra.

Zeshkania shquhet për linjat e kolme dhe kjo dëshmohet me imazhet që sjell herë pas here.

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

E njëjta e ka paralajmëruar futjen në muzikë, por akoma nuk ka publikuar ndonjë këngë të re për fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/