Telegrafi

Oriola rikthehet për të mahnitur me setin e ri fotografik

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Oriola Marashi është e njohur për figurën mahnitëse trupore, të cilën nuk heziton ta vë në plan të parë gjatë fotosesioneve të ndryshme.

Modelja, e cila po ndërton edhe karrierë ndërkombëtare, josh me imazhet e saja sa herë që i poston në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, ajo ka ardhur me një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të shkurtër dhe duket e mrekullueshme.

Lexo po ashtu Oriola e mrekullueshme në pozën festive

“Terminator” është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja për fotografitë e publikuara që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Njëherësh ajo ka marrë komplimente të shumta nga fansat, por edhe nga bukuroshet e njohura, si Kejvina Kthella, Albana Osmani, Alesia Noka e Alba Vejseli. /Telegrafi/