Oriola Marashi vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që nuk e lënë askënd indiferent.
Modelja, e cila po ndërton karrierë ndërkombëtare, nuk heziton të vë në plan të parë figurën trupore për të cilën është e mirënjohur.
Dhe derisa jemi në sezonin e verës, imazhet me kostum larjeje dominojnë profilet e bukurosheve në rrjetet sociale.
Gjatë këtyre ditëve, Oriola i ka sjellë disa poza të realizuara në anije, ndërsa në bazë të përshkrimit të lokacionit, ajo ndodhet në Shëngjin.
Bukuroshja paraqitet me kostum larjeje të bardhë, i cili është paksa i tejdukshëm dhe ekspozon në një masë asetet e modeles. /Telegrafi/