Nuk ka dyshime se Oriola Marashi është në vendet e para të listës së femrave më atraktive shqiptare.
Modelja, e cila tashmë po ndërton edhe një karrierë ndërkombëtare, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku sjell imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.
Gjatë kësaj fundjave, bukuroshja i ka realizuar disa fotografi në plazh, ndërsa pozat e saja janë mahnitëse.
E veshur me bikini, Oriola i ka vënë në plan të parë format e njohura trupore, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.
Theksojmë se së fundmi, modelja u bë pjesë e brendit të famshëm, Guess dhe la mbresa me sfilatën e saj për markën e njohur amerikane. /Telegrafi/