Oriola Marashi është padyshim një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë e dëshmon çdo ditë e më shumë me imazhet e publikuara në rrjetet sociale.
Thuajse secila fotografi që ajo poston në Instagram shndërrohet në lajm në faqet rozë, të cilat përshkruajnë dukjen e saj.
Kësaj radhe modelja shqiptare ka ardhur me një pozë mjaft tërheqëse të realizuar në det.
Ajo shfaqet në ujë vetëm me brekë dhe e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo e ka shfrytëzuar dorën për të mos i ekspozuar hiret e saj.
“Kush digjet me shpejt, unë apo cigarja?”, është pyetja që e ka parashtruar bukuroshja në postimin e saj.
Krahas të qenit një modele e pëlqyeshme, Oriola pritet që të hyjë edhe në tregun muzikor.
Ajo ka kohë që është bërë pjesë e labelit OTR, ndërsa studion për këndim dhe në të ardhmen pritet ndonjë këngë e suksesshme nga bukuroshja. /Telegrafi/