Telegrafi

Oriola, modelja që po pëlqehet gjithnjë e më shumë

(Foto: Instagram/OriolaMarashi)

Modelja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi, ka vazhduar me publikimin e fotografive që nuk e lënë askënd indiferent.

Në një pozë të publikuar në Instagram, ajo shfaqet si një sirenë e veshur me fustan që vë në pah figurën e saj trupore.

“Duke bërë histori në modelizmin shqiptar”, ka shkruar Marashi në përshkrim.

Oriola është një prej bukurosheve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në kohët e fundit.

Lexo po ashtu Lajmet për ORIOLËN

Modelja është aktive në rrjetet sociale përmes publikimit të fotografive që vënë në pah sensualitetin e saj.

Pritet që në një të ardhme të afërt, Marashi të hyjë edhe në tregun muzikor shqiptar. Ajo është pjesë e labelit OTR dhe natyrisht se në të ardhmen mund të pritet të hyjë fuqishëm në skenë.

Për më shumë, Oriola studion për muzikës, saktësisht ajo studion për këndim.

Ndërkaq, kujtojmë se bukuroshja ka qenë pjesë e disa videoklipeve muzikore. Së fundmi, u shfaq në klipin e hitit të Noizyt me Raf Camoran, “Toto”. /Telegrafi/