Telegrafi

Oriola merr komplimente të shumta për pozën me kostum të larjes

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Oriola Marashi arrin të joshë interesimin e të gjithëve sa herë që poston fotografi në profilin e saj në Instagram, ku është mjaft e ndjekur.

Një pozë me kostum larjeje, në të cilën shfaqet e shtrirë dhe tregon figurën e saj, ka bërë që modelja të kthehet në qendër të vëmendjes në faqet rozë.

Lexo po ashtu Pozat me bikini të Oriolës nga plazhi, nuk e lënë askënd indiferent

“Viti 2020 do ta sjellë gjithë fatin që viti 2019 harroi ta sillte! Tash është koha të investoj në momentin tim!”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar.

Imazhi i postuar ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa Oriola ka marrë komplimente nga yje të njohura të skenës shqiptare.

Në mesin e atyre që e kanë komplimentuar janë edhe Tayna, Çiljeta Xhilaga, Kejvina Kthella, Aurela Hoxha, Beatrix Ramosaj dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/