Oriola Marashi arrin të joshë interesimin e të gjithëve sa herë që poston fotografi në profilin e saj në Instagram, ku është mjaft e ndjekur.
Një pozë me kostum larjeje, në të cilën shfaqet e shtrirë dhe tregon figurën e saj, ka bërë që modelja të kthehet në qendër të vëmendjes në faqet rozë.
“Viti 2020 do ta sjellë gjithë fatin që viti 2019 harroi ta sillte! Tash është koha të investoj në momentin tim!”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar.
Imazhi i postuar ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa Oriola ka marrë komplimente nga yje të njohura të skenës shqiptare.
Në mesin e atyre që e kanë komplimentuar janë edhe Tayna, Çiljeta Xhilaga, Kejvina Kthella, Aurela Hoxha, Beatrix Ramosaj dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/