Telegrafi

Oriola Marashi vjen me një tjetër pozë provokuese

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, tash e një kohë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me postimet që publikon në rrjetet sociale.

Ndonëse është mjaft aktive dhe e ndjekur në Instagram, bukuroshja vazhdon të jetë në top formë dhe shumë e admirueshme falë imazheve të saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një fotografi atraktive në të brendshme, gjersa ka vënë në pah figurën trupore.

Kjo nuk është hera e parë kur Marashi përflitet për poza të tilla, pasi shpesh ekspozohet në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në bazë të fotos, ajo mori qindra pëlqime e mijëra komente, duke u komplimentuar për fizikun joshës.

Në anën tjetër, Oriola edhe këtë vit po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me brende të njohura të modës jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/