Ajo zgjon vëmendje të madhe sa herë që publikon postime në rrjetet sociale.
Fjala është për supermodelen Oriola Marashi, e cila tashmë ndiqet nga një numër i madh i fansave në Instagram.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive, përmes të cilave ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore.
Ajo shfaqet e veshur me një palë sytjena blu, derisa pamjen e ka kompletuar me një fustan të po së njëjtës ngjyrë të prerë anash.
Në katër fotografitë e ndara në Instagram, Marashi shfaqet në formë të mahnitshme dhe me një pamje glamuroze.
Modelja kohëve të fundit është duke u përfolur mjaft shumë për romancën me futbollistin Eroz Greda, dedikimet dhe postimet ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkaq, ajo tashmë është njëra nga modelet më të kërkuara në tregun shqiptar. /Telegrafi/