Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi merr vëmendje me pothuajse secilin postimi që bën në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive sidomos në Instagram dhe aty sjell fotosesione nga më të ndryshmet kur tregon për angazhimet e saj profesionale, por edhe përditshmërinë.
Edhe së fundmi, modelja e njohur ka mahnitur me një set të ri fotografish, ku linjat e saj joshëse të trupit ishin në fokus.
Për imazhet mbresëlënëse, Oriola pozoi e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur, të cilin e përshtati me gete të zeza dhe këpucë e taka.
Dukjes së saj modelja i shtoi edhe disa aksesor, grim të theksuar ndërsa flokët e gjata i la në onde dhe të lëshuara sipër.
Ajo dukej teje atraktive dhe plotë shkëlqim në secilën prej fotove, teksa nuk munguan as komentet e shumta të fansave të saj.
Ndryshe, kujtojmë që Oriola është prej vitesh imazh i markës së njohur “Guess”, pjesë e të cilës janë edhe shumë emra me famë botërore mes tyre edhe Georgina Rodriguez. /Telegrafi/