Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar sa i përket projekteve të profesionit të saj, të cilat i ka ndarë edhe në rrjete sociale.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se është bërë pjesë e sfilatës së markës “Guess”, ku edhe shihej mjaft tërheqëse.
E veshur me një bluzë të kaltër, pantallonat e ngushta i theksonin bukuroshes të pasmet e formësuara.
“Faleminderit për motivin dhe besimin që keni në mua. Jam e nderuar të punoj edhe këtë vit me Guess”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përndryshe Oriola ka nisur të bëhet figura e markave të ndryshme botërore, ndërsa po mahnit me bukurinë e saj. /Telegrafi/