Pothuajse çdo lëvizje e saj merr vëmendje të madhe, e shpeshherë edhe ndodh të paragjykohet.
Bëhet fjalë për modelen e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila së fundmi ka rikthyer pozat provokuese në rrjete sociale.
E gjithë kjo vëmendje është shkaktuar falë bukurisë dhe linjave trupore, të cilat nuk heziton t’i shfaq me të gjithë fansat e saj, që e përkrahin në secilin hap.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur mahnitëse, e veshur me një fustan të zi.
“E dua ngjyrën e zezë në verë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Me veshjen të cilën është paraqitur, i është vënë në pah pjesa e sipërme, teksa flokët ka vendosur t’i mbaj të lidhura mbrapa kokës.
Kohët e fundit është aluduar se modelja është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur, Eroz Grezda, por që kjo e fundit ende nuk është deklaruar. /Telegrafi/