Oriola Marashi vazhdon të marrë vëmendjen e fansave të saj me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale, ku ka ndjekës të shumtë.
Në profilin e saj në Instagram, bukuroshja nga Shqipëria kohë pas kohe poston imazhe, në të cilat shfaqet në poza atraktive.
Modelja e popullarizuar këtë fundjavë ka ardhur me një pozë që nuk e lë askënd indiferent e që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Ajo shfaqet tejet joshëse në fotografinë që e ka ndarë me 263 mijë ndjekësit e saj në Instagram, me pjesën e gjoksit të hapur.
Ndryshe, qe një kohë të gjatë është duke u folur se bukuroshja do të nisë një karrierë muzikore, mirëpo deri më tani ajo ka vazhduar të paraqitet vetëm si modele.
Pjesën e saj në muzikë, Oriola e ka plotësuar duke u shfaqur të disa projekte të ‘labelit’ OTR, ndërsa ishte e pranishme edhe në videoklipin e hitit të Noizyt me Raf Camoran, “Toto”.
Vlen të theksohet se ajo është edhe e shkolluar për muzikë, gjegjësisht për këndim, prandaj i ka të gjitha predispozitat për një karrierë të suksesshme. /Telegrafi/