Telegrafi

Oriola Marashi shkëlqen në kreacionet e Fjolla Nilës, vë në pah linjat atraktive trupore

Supermodelja Oriola Marashi edhe një herë ka treguar pse gëzon epitetin e femrës më seksi shqiptare dhe kësaj radhe nuk ishin vetëm linjat trupore që rrëmbyen vëmendjen, por edhe veshja e saj.

Oriola po qëndron në Romë ku po realizon projektin e saj më të fundit.

Është kreatorja Fjolla Nila ajo që ka realizuar koleksionin e fundit të veshjeve të saj.

Dominojnë ngjyrat e gjalla dhe format që nxjerrin anën e bukur të femrës.

Dhe Oriola këtë e dëshmon më së miri në setin e realizuar nga Endrit Mertiri.

Fjolla Nila ka debutuar kështu koleksionin e ri të saj pranverë-verë të fustanëve të cilin mund ta gjeni në një nga dyqanet e saj apo duke kontaktuar në faqen zyrtare në Instagram. /Telegrafi/