Modelja shumë e pëlqyer, Oriola, nuk ndalon me fotografitë mbresëlënëse, që sjell në Instagram.
Ajo këto kohët e fundit, ka ‘goditur’ vazhdimisht në rrjetet sociale, duke u shfaqur më në formë se kurrë.
Bukuroshja shqiptare, që është tash e një kohë të gjatë pjesë e markës së famshme “Guess”, sot publikoi fotosesionin më të ri për të.
Në fotografi bardh e zi, Oriola shfaqet më joshëse se asnjëherë tjetër.
Ajo pozoi me të brendshme të zeza lëkure, pa bluzë, vetëm më një pallto dimri mbi, duke treguar linjat perfekte.
Në vazhdim, me poza shumë tërheqëse, Oriola shihet me një fustan transparent, që nuk lë shumë për imagjinatë.
Modelja e përmbyll këtë set fotografish me buzëqeshje teksa merr poza të mahnitshme, duke shfaqur këmbët e saj seksi, të veshura me geta të zeza e me taka të larta. /Telegrafi/