Site icon Telegrafi

Oriola Marashi shfaqet ‘topless’ në paraqitjen e radhës, ndërsa befason fansat me figurën trupore

Modelja e popullarizuar shqiptare, Oriola Marashi, merr vëmendje për thuajse çdo postim që ndan në rrjete sociale.

Duke qenë se vetëm në Instagram numëron 600 mijë ndjekës, superylli nuk heziton të shfaqet provokuese në fotografitë që publikon.

E tillë është paraqitur edhe në këto të rejat, teksa vjen tërësisht e zhveshur me të brendshme, por pa sytjena.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Bukuroshja e “Guess” ka befasuar fansat me linjat trupore duke qenë se ka zbuluar më shumë se ç’duhet në imazhet ‘topless’.

“Botë, mbaju”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre pozave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Reagimet ndërkaq kanë qenë të llojllojshme dhe mjaft pozitive duke e komplimentuar për fizikun e bujshëm.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Oriola jo më kot shquhet si njëra nga modelet më seksi në trojet shqiptare dhe këtë tanimë e ka dëshmuar.

Ajo po vazhdon angazhimet si modele dhe këtë verë ka qenë mjaft e zënë me projekte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version