Telegrafi

Oriola Marashi shfaqet e veçantë në kampanjën e re të “Guess”

Ajo është një prej femrave më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare në botën e modës.

Dhe, Oriola Marashi prej vitesh është bërë pjesë e markës së njohur botërore të veshjeve “Guess”.

Modelja shqiptare edhe së fundi ka punuar me brendin e famshëm në kampanjën e tyre të re.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Disa fotografi që janë pjesë e këtij projekti të ri, Oriola i ak ndarë edhe me fansat e saj në llogarinë e Instagram-it ku ndiqet nga më shumë se 617 persona.

Me një pamje të thjeshtë, me disa dukje të ndryshme, modelja nga Shqipëria dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndërkohë, derisa po shijon sukses të njëpasnjëshëm në karrierë, modelja kohë më parë i dha fundi lidhjes së dashurisë me futbollistin nga Gjakova, Eros Grezda. /Telegrafi/

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Foto: Oriola Marashi dhe Eros Grezda