Ajo është njëra prej modeleve që rrëmben vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Oriola Marashi, e cila mahnit me dukjen në secilin postim të saj.
Zeshkania këtë herë ka pozuar në të brendshme të kuqe, duke treguar linjat e bujshme trupore.
Modelja, e cila vetëm në Instagram numëron 485 mijë ndjekës, ka mahnitur fansat me ‘look-un’ e veçantë.
“Ju nuk jeni e shëmtuar, ju vetëm nuk e dini”, ka qenë mbishkrimi krahas imazhit.
Oriola ndërkohë për këtë fotografi ka mbledhur qindra pëlqime e komente nga ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Marashi po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e kërkuar në fushën e saj profesionale, si modele. /Telegrafi/