Oriola Marashi pa dyshim se është një prej emrave të momentit në skenën shqiptare të modelimit.
Bukuroshja shqiptare ka një trup të jashtëzakonshëm për të cilin shpesh edhe kritikohet pasi që e ekspozon pa u kursyer.
Oriola ka kritikuar të gjithë ata që kanë pasur dyshime për linjat e saj duke postuar një foto të fundit ku vështirë fsheh pjesët intime.
“Ata le t’folin ca dojn, s’mund t’na rrëzojn plot thashetheme po s’mund t’na pengojnë. T’vjen inati zoti ta shtoft (sic.)”, ka shkruar Oriola në postimin e saj një pjesë të tekstit të shkëputur nga një prej këngëve të Noizyt.
Oriola ndryshe vet kishte konfirmuar se ajo është pjesë e OTR dhe ka një marrëdhënie “më shumë se miqësore” me reperin shqiptar.
Oriola Marashi ka mbi 200 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Imazhet e saj kanë tronditur rrjetet sociale shqiptare teksa shumë konsiderojnë se ajo është femra më seksi shqiptare. /Telegrafi/