Telegrafi

Oriola Marashi rezulton sërish negative ndaj COVID-19

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Ajo përndryshe njihet si më të bukurat në trojet shqiptare, teksa nuk lë pa i shfaqur tiparet edhe në rrjete sociale.

Puna që ajo bën, e detyron që të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, edhe gjatë krizës globale.

(Foto: Instastory)

Duket se Oriola tashmë është kthyer në Shqipëri, por para se takojë miqtë e saj ka kryer testin për COVID-19.

Lexo po ashtu Oriola Marashi rezulton negative me COVID-19

Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet se ajo ka rezultuar negative.

(Foto: Instagram)

Në postimet e mëtutjeshme, modelja ka treguar se është takuar me miqtë e saj të afërm. /Telegrafi/