Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.
Ajo përndryshe njihet si më të bukurat në trojet shqiptare, teksa nuk lë pa i shfaqur tiparet edhe në rrjete sociale.
Puna që ajo bën, e detyron që të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, edhe gjatë krizës globale.
Duket se Oriola tashmë është kthyer në Shqipëri, por para se takojë miqtë e saj ka kryer testin për COVID-19.
Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet se ajo ka rezultuar negative.
Në postimet e mëtutjeshme, modelja ka treguar se është takuar me miqtë e saj të afërm. /Telegrafi/