Telegrafi

Oriola Marashi provokon me poza në të brendshme: Zbrita në tokë të shoh se si jetojnë njerëzit

Modelja e njohur, Oriola Marashi është ndër femrat më të komentuara e sidomos për shkak të fizikut të saj të përkryer.

Marashi e cila ka depërtuar suksesshëm edhe në tregun ndërkombëtar ka një numër të madh të fansave edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mungojnë pozat e ndryshme provokuese.

Edhe së fundmi, Oriola postoi disa imazhe me të cilët nxiti imagjinatën dhe vuri në pah linjat joshëse të trupit.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

E veshur në të brendshme nga marka “Guess” dhe një robdishan, modelja fokusoi format mahnitëse të trupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oriola Marashi

“Zbrita sot në tokë që të shoh se si jetojnë qeniet njerëzore!”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e fotove.

Oriola Marashi/Instagram

Ndërsa që të shumta ishin edhe komentet dhe pëlqime nga ana e miqve dhe fansave të saj që e komplimentonin për pamjen.

Ndërkaq, Oriola aktualisht është e angazhuar si imazh i markave të ndryshme jashtë Shqipërisë, të cilat po vazhdon t’i promovojë përmes fotosesioneve dhe sfilatave. /Telegrafi/