Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në industrinë e modelingut.
Kjo vjen për shkak të bukurisë dhe formave trupore, të cilat i ka fituar përmes ushtrimeve të shumta.
Ajo përndryshe në rrjete sociale është tejet aktive, ndërsa mban të informuar fansat sa i përket jetës dhe karrierës personale.
Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune nuk ka lënë vend për imagjinatë, teksa ka ndarë prapaskenat e fotosesioneve.
Pothuajse në secilën prej atyre ajo vinte në pah linjat trupore, për të cilat pëlqehet në masë të madhe nga fansat.
Sidoqoftë, është ajo ka bërë të hapur edhe lidhjen me futbollistin Eros Grezda, me të cilin edhe ka ndarë imazhe të ndryshme. /Telegrafi/