Telegrafi

Oriola Marashi ngacmon imagjinatën me pozat provokuese në të brendshme

Ajo është njëra prej yjeve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale e po ashtu edhe më të komentuara.

Bëhet fjalë për modelen nga Shqipëria, Oriola Marashi, pozat e së cilës ngacmojnë gjithnjë ndjekësit në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Të tilla janë edhe këto të fundit me të cilat ka bërë që të jetë në fokus të mediave e shtypit rozë.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Supermodelja e “Guess” ka pozuar provokuese në të brendshme të zeza e flokë të lëshuara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dukjen e kompletoi me një byzylyk rreth qafës e vathë të të njëjtit lloj, gjersa grimin e kishte më të errët.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Ajo u komplimentua në masë të madhe dhe vetëm për pak minuta mblodhi pëlqime të shumta.

Oriola edhe këtë verë ka qenë tejet e angazhuar në fushën e modelingut. /Telegrafi/