Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga modelet më të pëlqyera në tregun shqiptar.
Bëhet fjalë për yllin e “Guess”, Oriola Marashin, e cila tanimë ndiqet nga mijëra njerëz edhe në rrjete sociale.
Bukuroshja, që vetëm në Instagram mban mbi 800 mijë njerëz, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe atraktive.
Zeshkania ka marrë vëmendje me linjat trupore të kolme në një fustan të bardhë transparent.
E njëjta ka pozuar në një plazh në mbrëmje, ku si fokus natyrisht kishte fizikun e tonifikuar.
Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit krahas postimit.
Sidoqoftë, Oriola po vazhdon me angazhimet në fushën e modelingut jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/