Prezantuesja shqiptare, Oriola Marashi, ditën e djeshme (e enjte) festoi ditëlindjen e 25-të.
Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Tiranë, ka mahnitur së fundmi fansat me fotografinë e fundit që ka publikuar.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale një imazh provokues rrjetë, me anë të të cilit ka falënderuar të gjithë për urimet.
“Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.
Fotografia atraktive mori pëlqime e komplimente të shumta, duke qenë se ka vënë në pah hiret trupore.
Marashi duket se ka kremtuar datën e lindjes në një vend të veçantë dhe pranë imazhit është edhe torta që iu bë surprizë.
Përgjatë karrierës disavjeçare, ajo ka bashkëpunuar me brende të shumta përfshirë këtu edhe markën ‘Guess’. /Telegrafi/