Telegrafi

Oriola Marashi kërkon lirimin e Noizyt dhe DJ Crax: Duhet të protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin në Pejë.

Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, gjersa këtë kohë ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që dyshja të lirohen.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve.

“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Stresi publikon video nga një performancë me Noizyn: Dyshja më e mirë, plasni

Ylli i “Guess” ndër të tjerash shtoi: “Të lirohen djemtë e mi”.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi. /Telegrafi/