Oriola Marashi është ndër modelet që ka arritur sukses edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Bukuroshja brune kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar në projekte, të cilat i ndante edhe në rrjete sociale.
Si përherë, të gjitha nga lëvizjet e saj komentohej në faqet rozë, pasi edhe cilësohet se ndër më të suksesshmet në botën e modelingut.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Oriola ka mahnitur ndjekësit përmes një seti të ri fotografik.
E veshur me një fustan tejet unik, modelja është parë mbi një kalë, teksa merrte poza të ndryshme.
Po ashtu asaj i janë theksuar edhe linjat trupore, për të cilat ka stërvitur mjaft shumë për t’i fituar.
Postimi i tillë deri më tani ka marrë mbi 10 mijë pëlqime dhe qindra komente nga fansat e saj. /Telegrafi/