Site icon Telegrafi

Oriola Marashi josh me fustanin ngjyrë ari: Bëj dritë si të isha abazhur

Oriola Marashi (Foto: Instagram/oriolamarashi)

Oriola Marashi është ndër modelet më të kërkuara në fushën e modelingut dhe projekteve të ndryshme.

Bukuroshja brune përmes bukurisë dhe linjave trupore ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin në masë të madhe.

Së fundmi, ajo qenë tejet aktive në rrjete sociale duke publikuar fotosesione të ndryshme, që u komentuan shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Oriola ka mahnitur me dukjen, dhe kujdesin që ka bërë për makijazh.

“Bëj dritë si të isha abazhur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Modelja shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e saj të dashurisë, me futbollistin e njohur Eros Grezda. /Telegrafi/

Exit mobile version